Përballje

Dramë mes Hoffenheim e Monchengladbach, Leipzig befasohet nga Arminia


Ndeshjet e së shtunës në Bundesligë ishin befasuese dhe dramatike.

Dueli mes RB Leipzig dhe Arminia Bielefeld ka përfunduar me befasi, me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:2.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Leipzig, por ata nuk i shfrytëzuan mundësitë e shumta që kishin.

Goli i parë erdhi në minutën e 57-të, me anë të Janni Serra.

Në minutën e 70-të Arminia Bielefeld mbetën me 10 lojtarë, pasi Fabian Klos u ndëshkua me karton të kuq.

Pesë minuta pas kartonit të kuq, Masaya Okugaëa dyfishoi epërsinë dhe shuajti shpresat e Leipzig.

Leipzig radhiten në pozitën e nëntë me 22 pikë dhe Arminia Bielefeld janë në vendin e 17 me 16 pikë.

Ndeshja tjetër mes Hoffenheim dhe Borussia Monchengladbach ishte dramatike dhe përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, ku të dy skuadrat patën mundësi të shumta shënimi, të cilat nuk i shfrytëzuan.

Goli i parë erdhi nga Monchengladbach, në minutën e 35-të me anë të zviceranit Breel Embolo.

Pas shumë tentimeve drejt portës, Hoffenheim nuk arritën të barazojnë rezultatin deri në minutat e fundit të ndeshjes.

Kur u mendua se gjithçka përfundoi, Hoffenheim barazoi rezultatin në minutën e 95-të me anë të mbrojtësit Kevin Akpoguma.

Hoffenheim radhiten në pozitën e katërt me 28 pikë, ndërsa Monchengladbach janë në vendin e 13-të me 19 pikë.

Ndeshjet e tjera që u luajtën në Bundesligë, përfunduan kështu:

Bochum – Union Berlin 0:1

Eintracht Frankfurt – Mainz 1:0

Greuther Furth – Augsburg 0:0

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore