Shqipëria

Drake shfaqet me xhaketë me flamurin shqiptar në videoklipin e Polar Opposites


Nuk ka asnjë dyshim se reperi i mirënjohur botëror, Drake, është një njohës dhe dashamirës i Ballkanit, në veçanti Kosovës dhe Shqipërisë.

Vetëm disa çaste më parë artisti kanadez publikoi videoklipin e këngës “Polar Opposites”, në të cilin ai shfaqet duke luajtur poker dhe bilardo me disa shqiptarë.

Të gjithë ata, përfshirë edhe reperin, kanë veshur xhaketa me shqiponjën dykrenare.

Në këngë ashtu siç u bë publike disa javë më parë, Drake përmendte edhe Prishtinën.

“Ose është teksti yt që po lexoj gabim, ose veprimet e tua janë thjesht mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, por e di që tensioni po rritet”.

Upss nuk dihet nëse ka pasur ndonjë shqiptare që i ka thyer zemrën këngëtarit.

Drake e përmend Prishtinën në këngën e re “Polar Opposites”

Një detaj interesant është po ashtu pjesa e kopertinës, pasi që të njëjtën kësaj radhe nuk e kanë punuar ekspertët e fotografisë, por një djalosh 5-vjeç – Adonis Graham, i biri i Drake.

Gjithsesi, pjesë e albumit të ri të Drake, janë disa prej emrave më eminentë në muzikën botërore, përfshirë 21 Savage me këngën “Calling for you”, J.Cole “First Person Shooter”, një bashkëpunim me SZA në këngën “Slime you out”, “Gently” me Bad Bunny, e të tjera.

Meritat për albumin e ri, i shkojnë edhe Kevin Durant, basketbollistit të “Phoenix Suns”, të cilit i është dhënë titulli ‘A&R’ në “For All the Dogs”, një rol që, në biznesin modern të muzikës, i referohet një bashkëpunëtori që ndihmon për të organizuar një album.

Këngët e tjera përfshijnë “Bahamas Promises”, “What Would Pluto Do”, “7969 Santa” dhe “Virginia Beach”, një këngë që ndezi reagimet menjëherë, sepse është emëruar për vendlindjen e rivalit të gjatë të Drake-it, Pusha-T.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore