Muzikë

Drake dhe 21 Savage paditen për përdorimin e emrit ‘Vogue’ në promovimin e albumit


Drake dhe 21 Savage janë paditur nga Conde Nast, botuesi i revistës Vogue.

E gjitha për përdorimin prej tyte të emrit Vogue pa leje për të promovuar albumin e ri “Her Loss”.

Fushata promovuese e reperëve, duke përfshirë më shumë se 135 milionë ndjekësit e tyre në mediat sociale, sipas Conde Nast është ndërtuar “tërësisht” në përdorimin e paautorizuar të markave tregtare të Vogue.

Po ashtu edhe të paraqitjeve të rreme që do të shfaqeshin në kopertinën e radhës të Vogue, të kryeredaktores Anna Wintour.

“E gjithë kjo është e rreme. Dhe asnjë prej tyre nuk është autorizuar nga Conde Nast”, referuar ankesës së paraqitur në gjykatën federale të Manhatanit.

Të pandehurit, sipas Conde Nast, kanë krijuan gjithashtu një numër të falsifikuar të Vogue që u shpërnda në zonat kryesore metropolitane, i shoqëruar me postera, faqosja e të cilëve imitonte atë të Vogue.

Dhe se rezultati ishte një konfuzion në mesin e publikut, duke përfshirë mediat që reklamuan Drake dhe 21 Savage si “yjet e rinj të kopertinës” së Vogue.

Kështu, Conde Nast po kërkon të paktën katër milionë dollarë dëmshpërblim, ose trefishin e fitimeve të të pandehurve nga albumi i tyre dhe revista e “falsifikuar”.

Gjithashtu kërkon ndëshkim dhe fundin e çdo shkeljeje të markës tregtare.

Botuesi ka deklaruar se ishte përpjekur në mënyrë të përsëritur që nga 31 tetori për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Drake dhe 21 Savage.

“Mos respektimi i ashpër i të pandehurve për të drejtat e Conde Nast nuk ka lënë zgjidhje tjetër veçse të fillojë këtë veprim”, ka vijuar ai.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore