Organizata joqeveritare “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për të 12-tën herë dosjet rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padisë për kompensimin e dëmeve të luftës.
Kryetari i kësaj organizate, Jahir Bejta, para gazetarëve ka kërkuar që gjykatat kosovare të mos i hedhin poshtë kërkesat e tyre për kompensimin për dëmet e luftës nga Qeveria e Serbisë.
“Gjykata tonë janë të obliguara të implementojnë konventat ndërkombëtarët, të cilat i mbrojnë të drejtat themelore të njeriut, por gjyqësori jonë po i hedh poshtë. Nuk ka diçka më të rëndësishme se jeta e njeriut dhe dinjiteti njerëzor”, deklaroi ai të premten para gazetarëve.
Ndër të tjera ka shtuar se do të vazhdojnë që të kërkojnë drejtësi për krimet serbe edhe në gjykata ndërkombëtare.
22 miliardë euro besohet të jetë vlera e dëmeve ekonomike që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës, kështu kishin deklaruar në të kalurën zyrtarë të lartë duke thënë se janë bazuar në të dhënat që kanë.
Këto dëme kanë pasur ndikime afatgjata mbi zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës, dhe kërkuan vite për t’u riparuar.
Po ashtu, gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona, shumica dërrmuese shqiptarë.
Prej këtyre viktimave, 76 për qind besohet se ishin civilë. Ndërkaq, për nga përkatësia etnike, 10 mijë e 794 janë shqiptarë, 2 mijë e 197 serbë, kurse të tjerët u përkasin përkatësive tjera etnike.
Një plagë tjetër e luftës janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona të pagjetur, kryesisht shqiptarë.
Në përfundim të misionit të tij, Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka rekomanduar që vendet e ish-Jugosllavisë ku përfshihej edhe Kosova t’i hetojnë dhe trajtojnë krimet që janë kryer në territorin e këtyre vendeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ministria e Financave kërkon verifikim të disa llogarive për shtesat e fëmijëve
-
Abdixhiku: Kur elektorati rugovist bëhet një, s’ka asgjë që na ndalë
-
Limaj: Po t’i jepet mundësia, Vuçiç do ta përsëriste Banjën
-
Rrëfimi i ushtarëve të KFOR-it: Një shkëndijë e vogël mund të prishë gjithçka, duhet të jesh shumë i shpejtë në reagim
Lajmet kryesore
-
Mandati i Xhaçkës ‘mollë sherri’ në Konferencën e Kryetarëve
-
Konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: Na duhet një kompleks qeveritar
-
Ursula von der Leyen prezanton ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian
-
Digjet një shtëpi në Veri e ndërtuar nga Qeveria, Krasniqi: Sulm i nxitur nga Vuçiçi