Qindra faqe dokumentacion mbi ngjarjet e ndodhura në Capitol Hill më 6 janar 2021, ku gjatë certifikimit të Joe Biden si President i SHBA-ve, një turmë militantësh pro-Trump bastisën godinën ikonë të demokracisë amerikane, mund të shqyrtohen nga Komisioni Hetimor mbi ngjarjen.
Të paktën, kështu ka vendosur një gjykatë në Washington.
Vendimi u dha natën e të martës së 9 nëntorit nga gjykatësja Tanya Chutkan. Arkivi Kombëtar në SHBA, ka rrugë të lirë tashmë për të çuar dokumentet në Kongres.
Kërkesa nga ana e Komisionit Hetimor të ngritur nga Kongresi amerikan është bërë dhe faqet e vlefshme mund të mbërrijnë të premten në Capitol.
“Interesi publik është ai i studimit të plotë të asaj çfarë ndodhi më 6 janar”, argumentoi Chutkan. Ajo shkroi një raport prej 39 faqesh mbi arsyetimin e vendimit të saj.
Informacionet e përmbajtura në ato dokumente mendohet se janë të shumta. Ato fillojnë që nga regjistrat e hyrje-daljeve në Shtëpinë e Bardhë. Rekorde telefonike, ditarë të shefit të kabinetit të ish-presidentit Donald Trump apo të pjesëtarëve me rëndësi nga kabineti, gjenden aty.
Në tërësi mendohet se mund të jenë deri në 750 fletë.
Administrata Biden, ka qenë ajo e cila e hoqi tërësisht privilegjin e arkivimit përfundimtar të këtyre dosjeve. Ato u quajtën material sensitiv, por i domosdoshëm për hetimin e plotë të 6 janarit.
Pas lënies së Presidencës, Trump u shkarkuar me shumicë votash nga Kongresi, për të dytën herë në mandatin e tij. Gjithsesi, ai i mbijetoi votëbesimit në Senat.
Në Capitol Hill, më 6 janar, pesë persona humbën jetën gjatë protestave masive në Washington.
Përtej përpjekjes për të ndaluar certifikimin, Joe Biden u shpall zyrtarisht President i SHBA-ve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Aksionet e Boeing rriten pas marrëveshjes paraprake që mund të shmangë grevën
-
“Mallkimi” i Drake vijon, humbet 210 mijë dollarë me Sinner
-
“Unë jam policia, unë jam ushtria”: Sundimi i kolonëve të listës së zezë në Bregun Perëndimor
-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit