Lajme

Dosja Partizani, biznesmeni Bektashi paraqitet në SPAK


Biznesmeni Fatmir Bektashi është paraqitur këtë të enjte të 12 shtatorit është paraqitur në ambientet e SPAK për të mësuar akuzat e ngritura për çështjen “Partizani”.

Ndaj biznesmenit është caktuara masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Një ditë më parë, SPAK mori të pandehur kryedemokratin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Ndërkaq Bektashi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Kjo pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me Malltezin për shfrytëzimin e territoreve sportive të kompleksit Partizani për kryerje ndërtimesh.

Kompania u themelua në vitin 2008 me themelues dhe ortak të vetëm Fatmir Bektashin, por në vitin 2014 Bektashi rezulton se ka shitur 60% të aksioneve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore