Sport

Dortmund transferon futbollistin holandez


Klubi i Borussia Dortmund, ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Jadon Sacho-s, i cili u transferua te Manchester United pak ditë më parë.

Dortmund ka transferuar futbollistin e skuadrës PSV Eindhoven, Donyell Malen, për të cilin kanë paguar 30 milionë euro.

Për kalimin e Malen te Dortmund-i, flitej prej ditësh por tashmë transferimi është zyrtarizuar, me verdhezinjtë që bënë një goditje të rëndësishme në fazën e sulmit.

Malen është futbollist i akademisë së PSV Eindhoven, i cili luan që katër vite te skuadra e parë.

22-vjeçari ka shënuar 55 gola në 116 paraqitje në të gjitha garat.

Gjithashtu ai është pjesë e përfaqësueses holandeze, me të cilët është grumbulluar 13 herë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore