Sport

Dortmund rrëmben kreun, është një ndeshje larg titullit kampion në Bundesliga


Borussia Dortmund-it e ka kryer punën duke e mposhtur Augsburg-un me rezultat 0:2 në ndeshjen e parafundit në Bundesliga-n gjermane.

Falë kësaj fitoreje, verdhezinjtë tani janë në krye të tabelës, para Bayern Munich-ut dhe mjafton ta fitojnë edhe ndeshjen e fundit në shtëpi dhe të shpallen kampionë të Gjermanisë pas 11 vjetësh.

Pra, Dortmund e ka në dorë mundësinë që mos ta lejojë Bayern-in ta fitojë titullin e 11-të radhazi.

Sa i përket ndeshjes, mysafirët e patën më të lehtë që nga minuta e 38-të, kur Felix Uduokhai i Augsburg-ut u ndëshkua me karton të kuq.

Goli i iparë i Dortmund-it erdhi në minutën e 59-të me anë të Sebastien Haller.

Sulmuesi që e mposhti kancerin, arriti ta mposhtë përherë të dytë portierin e vendasve në minutën e 84-të, për t’ia siguruar ekipit të tij një nga fitoret më të rëndësishme në vitet e fundit.

Megjithatë, verdhezinjtë arritën të shënojnë edhe njëherë në minutat shtesë me anë të Julian Brandt.

Kështu, Dortmund tani ka 70 pikë në vendin e parë, dy më shumë se Bayern dhe në xhiron e fundit do të ballafaqohet në shtëpi ndaj Mainz (Mainz nuk ka objektiva).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore