Sport

Dortmund rinovon kontratën me kapitenin e tyre


Borussia Dortmund-it e ka rinovuar kontratën me kapitenin e tyre, Mats Hummels.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubit gjerman, të cilët lajmëruan se e kanë vazhduar kontratën me qendërmrbojtësin e tyre edhe për një sezon tjetër.

Kështu 34-vjeçari do të jetë pjesë e Borussia Dortmund të paktën deri në verën e vitit 2024.

Hummels i ka pasur disa periudha në Dortmund dhe në Bayern Munich. Në periudhën e fundit, ai iu bashkua verdhezinjve në verën e vitit 2019.

Ndërsa, në total ai ka luajtur në 467 ndeshje me fanellën verdhezi, prej të cilave ka shënuar 34 gola dhe ka dhuruar 22 asistime.

Kujtojmë që Hummels së bashku me Dortmund-in është afër që të shpallet kampion i Gjermanisë për këtë edicion.

Vetëm edhe një fitore, ajo ndaj Mainz në fundjavën e ardhshme, do t’i mjaftonte Dortmund-it për t’u shpallur matematikisht kampion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore