Sport

Dortmund parakalon Milan-in dhe Atletico-n, bënë ofertën e parë për Guirassy-n


Serhou Guirassy

Borussia Dortmund thuhet se ka përgatitur një ofertë fillestare për sulmuesin e Stuttgart-it, Serhou Guirassy.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm 2023-24 me Stuttgart, Guirassy thuhet se ka tërhequr interes nga një numër klubesh, përfshirë Borussia Dortmund-in.

Sipas “Bild”, verdhezinjtë tani janë gati të bëjnë ofertën e tyre të parë për reprezentuesin e Guineas, i cili ka një klauzolë lirimi prej 17.5 milionë euro në kontratën e tij.

Tabloidi gjerman pretendon se Dortmund-i është i gatshëm t’i ofrojë Guirassy një kontratë katërvjeçare me vlerë rreth 8 milionë euro në vit, me sulmuesin që aktualisht fiton rreth 3.5 milionë euro në vit në Stuttgart-i.

Atletico Madrid dhe Milan-i thuhet se janë rivalët kryesorë të Dortmund-it për nënshkrimin e Guirassy-t.

Sulmuesi 28-vjeçar shënoi 30 gola në 30 ndeshje për klubin e tij në sezonin 2023-24, duke i ndihmuar ata për një përfundim në vendin e dytë në Bundesliga.

Kontrata e tij me Stuttgart-in skadon në verën e vitit 2026.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore