Sport

Dortmund kërkon rikthimin e Sancho-s


Gazeta Daily Star raporton se Borussia Dortmund bëri një ofertë huazimi për të ri-nënshkruar anësorin Jadon Sancho nga Man United.

Sancho, 23 vjeç, u transferua te United nga Dortmundi për 85 milionë euro në vitin 2021, por nuk ka pasur shumë ndikim.

Reprezentuesi anglez mund të largohet dhe Dortmundi dëshiron ta rikthejë atë në klub pa paguar një tarifë transferimi.

Megjithatë, United janë të gatshëm të sanksionojnë vetëm një largim të përhershëm dhe po kërkojnë të paktën 50 milionë euro.

Sancho ka qenë një lojtar kyç në rindërtimin e klubit gjerman, dhe me një rikthim eventual të tij, Dortmund mund te fitojë edhe ligën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore