Sport

Dortmund kërkon mesfushorin e Belgjikës


Jude Bellingham me shumë mundësi do të largohet në verë nga Borussia Dortmund-it me shumë ekipe të mëdha evropiane që janë vënë pas tij.

Në këtë mënyrë, verdhezinjtë është e vështirë ta mabjnë në ekip talentin anglez, nga i cili pritet t’i arkëtojnë deri në 150 milionë euro.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e ekipit gjerman janë duke kërkuar një futbollist për ta zëvendësuar mesfushorin 19-vjeçar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat gjermane, Dortmund do ta kërkojë mesfushorin belg të Leicester-it, Youri Tielemans.

Belgut i skadon kontrata në verë dhe rinovimi me Leicester duket shumë larg.

Megjithatë, edhe kjo lëvizje do të jetë e vështirë, pasi që për ta afruar Tielemans-in, Dortmund duhet ta mposht konkurrencën e disa klubeve të mëdha evropiane.

Kujtojmë që mesfushori belg është pjesë e skuadrës angleze që nga vera e vitit 2019, kur u transferua nga Monaco për 45 milionë euro.

Deri më tani, ai ka regjistruar 185 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Leicester-it, prej të cilave ka shënuar 28 gola dhe ka dhuruar 25 asistime.

25-vjeçari gjithashtu numëron edhe 58 paraqitje me kombëtaren e Belgjikës, prej të cilave ka shënuar edhe pesë gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore