Lajme

Dorëhiqet ambasadori kinez në SHBA, shtohen pasiguritë


Cui Tiankai, ish-ambasador i Kinës në SHBA

Cui Tiankai, Ambasadori i Kinës në SHBA, është tërhequr nga posti pas shërbimit tetë vjeçar që ka kryer, duke qenë kështu ambasadori kinez më jetëgjatë, i cili ka shërbyer në SHBA.

68-vjeçari Cui, ka shërbyer në kohën e tij gjatë tre presidencave. Atë Obama, Trump dhe së fundmi – edhe pse për pak ditë – Biden.

Ky vendim ka shtuar një shtresë tjetër shqetësimesh mbi raportet dypalëshe të superfuqive botërore.

“Raportet midis Kinës dhe SHBA-ve, janë në një udhëkryq kritik”, do të shkruante Cui në një “letër lamtumire”, të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës.

“SHBA-të po kërkojnë të angazhohen në një fazë të re të rindërtimit të politikave qeveritare ndaj Kinës. Ata po përballen me një zgjedhje. Janë midis bashkëveprimit dhe përballjes”.

Gjatë mandatit të tij, Pekini e ka rritur sigurinë në raport me Washington-in. Kërkesa kryesore e palës kineze, ka qenë trajtimi si e barabartë në bisedime.

Me largimin e Cui, tashmë të dy vendet gjenden pa diplomatë në detyrë.

Nëntorin e shkuar, Terry Branstad, ish-ambasadori amerikan në Kinë, dha dorëheqjen përpara zgjedhjeve të nëntorit. Nicholas Burns, një ish-diplomat, është në pozita të mira për të marrë drejtimin e selisë diplomatike amerikane në Pekin.

Por, vakanca ende nuk është plotësuar nga administrata Biden.

Ky vakum i radhës diplomatik, është shenja më e re e një thyerjeje të raporteve midis dy vendeve.

Tensionet nën administratën Trump, u rritën së shumti mes Pekinit dhe Washington-it. Mirëpo, duket se edhe nën drejtimin e Joe Biden, relatat nuk do të shfaqin përmirësime të dukshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore