Aplikacione

DoorDash, në ndihmë të shpërndarjes së tamponëve


DoorDash ka bashkëpunuar me dy kompani shëndetësore digjitale të vendosura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vault Health dhe Everlywell, për të ndihmuar shpërndarjen e tamponëve të COVID-19 nëpër shtëpitë e të gjithë vendit.

Përmes partneritetit, klientët e DoorDash-it mund të porosisin tamponët direkt nga aplikacioni i kompanisë në 12 tregje. Njëkohësisht, mund të porosisin edhe nga faqja e internetit e Vault Health-it në 20 tregje me dorëzimin e njëjtë nga DoorDash-i.

Të dy llojet e ofruara, përmbajnë prova të reaksionit zinxhir polimerazë (PCR), e cila është një provë molekulare që konsiderohet si më e sakta nga variantet e testimit në treg.

Gjithashtu kanë marrë autorizimin e përdorimit emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për testimin në shtëpi.

Kompleti i testimit Everlywell, vetëadministrohet dhe realizohet pa mbikëqyrje në hundë ndërsa ai i Vault Health-it kryhet nëpërmjet pështymës dhe përfshin mbikëqyrjen e një stafi në Zoom.

Lidhur me rezultatet, të dyja kompanitë sigurojnë kthimin e përgjigjes brenda 24 dhe 48 orëve.

Tregjet e mbështetura nga DoorDash-i përfshijnë Baltimore, Chicago, Cleveland, Dallas, Denver, Minneapolis dhe Phoenix. Por, kompania ka premtuar se listës do i shtohen edhe shumë qytete të tjera së shpejti.

Ndërsa versioni i porositjes direkt nga faqja e internetit të Vault Health-it përfshin Baltimore, Chicago, Houston, Las Vegas, Phoenix dhe San Diego.

Iniciativa e DoorDash-it është pjesë e dyqaneve të saj, DashMart, një lloj i ri i tregut virtual që kompania nisi verën e kaluar teksa pandemia ishte në veprim.

Dyqanet DashMart janë në dispozicion në të gjithë orët e ditës nëpërmjet aplikacionit DoorDash dhe shërbejnë për porositjen e artikujve ushqimorë ose artikuj të tjerë që mund t’i gjesh nëpër dyqanet fizikë të lagjes.

Fakti që dyqanet vijnë nga një shumësi shitësish të ndryshëm, nuk ofrohet vetëm një listë e kufizuar zgjedhjesh.

“Mes pandemisë, një nga përparësitë tona ka qenë të bëjmë gjërat e domosdoshme të shëndetit dhe mirëqenies të arritshme për klientët, me qëllimin për të ndihmuar bizneset të shfrytëzojnë infrastrukturën tonë të logjistikës deri në miljen e fundit”, ka thënë Anna Katherine Barnett-Hart, drejtoreshë e risive në DoorDash.

Ajo ka shtuar se e gjitha kjo bëhet “për të siguruar një qasje më të përshtatshme dhe me kohë në furnizimet e tyre shëndetësore”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore