Sport

Donnarumma dhe Vlahoviç marrin çmime nga Seria A


Seria A, ka nxjerrë dy çmimet e para individual për lojtarët, përsa i përketë performancës së tyre në sezonin që sapo përfundoi. Gianluigi Donnarumma u shpall portieri më i mirë, ndërsa Dusan Vlahovic-i lojtari më i mirë U-23.

Portieri i Milan-it, Donnarumma u shpall portieri më i mirë duke mposhtur Samir Handanoviç-in e Inter-it dhe Wojciech Szczesny-n e Juventus-it. Portieri i Italisë e mbajti 14 ndeshje portën të paprekur këtë sezon.

Sulmuesi i Fiorentina-s, Vlahoviç-i realizoi një sezon të shkëlqyer që nga koha e mbërritjes së tij në Firence. Serbi 21-vjeçar luajti 37 ndeshje këtë sezon në Serinë A, duke realizuar 21 gola dhe dy asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore