Tanët

Donjeta Sadiku humb meçin e parë në “Tokyo 2020”


Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e cila përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike në Tokio, ka humbur në meçin e parë të saj.

Megjithëse zhvilloi një luftë të ashpër, nuk ia doli përballë boksieres nga Britania e Madhe, Caroline Depuis, duke u mposhtur me rezultat 5:0.

Kundërshtarja e Sadikut, Depuis është kampione olimpike për të reja dhe finaliste e turneut kualifikues evropian për “Tokyo 2020”.

Donjeta e cila garoi në kategorinë 57 deri në 60 kilogramë ishte mjaft aktive në gjithsej tre raundet e zhvilluara, por nuk arriti të fitojë ndaj një kundërshtareje të fortë.

Kujtojmë që Donjeta ishte ftuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Derisa, prej ekipit Olimpik të Kosovës kanë mbetur të garojnë edhe notari Olt Kondirolli, xhudistja Loriana Kuka, atleti Musa Hajdari dhe mundësi Egzon Shala.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore