Luftimet më të ashpra në Ukrainë, prej javësh janë zhvendosur në zonën e Donbassit, e cila mendohet të jetë edhe synimi kryesor i Vladimir Putinit dhe Ushtrisë së tij ruse.
Në një adresim të fundit për publikun, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar ndërkaq se i gjithë rajoni, është tërësisht i shkatërruar dhe i rrafshuar.
“Aty është një ferr i vërtetë”, tha Zelensky gjatë fjalës së tij të përnatshme për popullin ukrainas. “Ka bombardime të vazhdueshme në Odessa apo në qytetet e Ukrainës Qendrore. Por Donbassi, është i shkatërruar tërësisht”.
Sipas kreut të ekzekutivit të Kievit, kjo nuk ka asnjë shpjegim logjik për Rusinë, pasi sulmi ushtarak është tërësisht i pajustifikuar.
“Kjo është një përpjekje e hapur për të vrarë sa më shumë ukrainas të jetë e mundur”, vijoi ai. “Për të shkatërruar sa më shumë shtëpi, godina sociale dhe fabrika të munden”.
Kështu i referohet veprimeve ushtarake nga Moska presidenti ukrainas.
Po në të njëjtën ditë, ishte ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, ajo e cila nëpërmjet një deklarate për shtyp, akuzoi Kremlinin për intensifikim të veprimeve ushtarake në Donbass.
Dy rajonet që e përbëjnë atë, Donetsk dhe Luhansk, u njohën prej Putinit si zona me autonomi qeverisëse dhe me pavarësi nga qeveria qendrore e Ukrainës.
Kjo ndodhi vetëm pak ditë përpara nisjes së sulmit rus, më 24 shkurt, ku u mësy zyrtarisht në territorin ukrainas.
Një pjesë e Donbassit banohet nga njerëz rusishtfolës dhe mendohet se rreth 1 milion pasaporta ruse janë shpërndarë aty gjatë viteve të fundit, me qëllim një aneksim të zonës, siç u bë edhe në vitin 2014 me Krimenë.
Por, këtë herë, Putini ka hasur në një rezistencë të vërtetë të qytetarëve ukrainas, të cilët po luftojnë për të drejtat dhe liritë e tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lufta në Ukrainë me një milion viktima, Ivan Krastev: Sa njerëz mund të humbni para se të humbni të ardhmen?
-
Ish-kryeministri i Italisë: Clinton kishte vetëm një shqetësim: “Nëse Milloshevici e liron Rugovën, si pacifist, ai mund të flasë kundër bombardimit të NATO-s”
-
Skandali i Onkologjikut, GJKKO lehtëson masat e sigurisë
-
Grupi i propagandës ruse qëndron pas historisë së rreme për Kamala Harris, thotë Microsoft
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Lufta në Ukrainë me një milion viktima, Ivan Krastev: Sa njerëz mund të humbni para se të humbni të ardhmen?
-
Papunësia në BE vetëm 6 për qind, në Kosovën e LVV-së 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe