Muzikë

Donald Trump e quan Taylor Swift-in “jashtëzakonisht të bukur” por “liberale”


Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është në epokën e tij të “Reputacionit”.

Ish-presidenti mendon për princeshën e popit Taylor Swift në një libër të ri për vitet e tij si një yll televizioni, “Apprentice in Wonderland: How Donald Trump and Mark Burnett Took America Through the Looking Glass”, shkruar nga kryeredaktori i Variety, Ramin Setoodeh.

Kur Setoodeh e pyeti Trumpin për mendimet e tij për yllin e muzikës në nëntor të vitit 2023, ai ishte i paqartë në lëvdatat e tij – për pamjen e saj, domethënë.

“Unë mendoj se ajo është e bukur – shumë e bukur! Më duket shumë e bukur. Unë mendoj se ajo është liberale. Ajo ndoshta nuk e pëlqen Trump. Kam dëgjuar se ajo është shumë e talentuar”, tha ai.

“Unë mendoj se ajo është shumë e bukur, në fakt – jashtëzakonisht e bukur”, shtoi ai mes tjerash.

Swift ishte përfolur se ishte një republikane sekrete gjatë ciklit zgjedhor të vitit 2016, përpara se ajo të miratonte publikisht kandidatët demokratë të Tenesit, Phil Bredesen për Senat dhe Jim Cooper për Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2018.

“Në të kaluarën kam hezituar të shpreh publikisht opinionet e mia politike, por për shkak të disa ngjarjeve në jetën time dhe në botë në dy vitet e fundit, tani ndihem shumë ndryshe për këtë”, shkroi ajo në Instagram në atë kohë duke kundërshtuar rekordin e votimit të kandidates Marsha Blackburn.

“Unë gjithmonë kam votuar dhe do të jap gjithmonë votën time bazuar në atë se cili kandidat do të mbrojë dhe luftojë për të drejtat e njeriut që besoj se ne të gjithë i meritojmë në këtë vend”, shtoi ajo aso kohe.

Në dokumentarin e saj “Miss Americana”, Swift shtjelloi vendimin e saj për t’u bërë politikisht e zëshme.

“Në zgjedhjet presidenciale [2016], isha në një vend kaq të tmerrshëm sa nuk do ta nxirrja kokën jashtë”, shpjegoi ajo.

Ajo vazhdoi të mbështeste Joe Biden dhe Kamala Harris në vitin 2020, duke vënë në shënjestër Trumpin pas protestave të George Floyd po atë vit.

14-herë fituesja e “Grammy-ve” nuk ka bërë ende një miratim për zgjedhjet e ardhshme të 2024-ës.

Duket se Trump ende ka hatër mbetje me të për ato deklarata të patrembura politike.

“Ajo është liberale, apo është vetëm një sajesë?” e pyeti Setoodeh gjatë intervistës së tyre.

“A është legjitime liberale? Më befason që një yll ‘country’ mund të jetë i suksesshëm duke qenë liberale”, tha Trump.

Sigurisht, Swift nuk ka lëshuar një album ‘country’ që nga “Red” i vitit 2012, i cili gjithashtu e pa atë të fillonte të degëzohej në një tingull më të madh.

Më 31 maj, Trump u shpall fajtor për të 34 akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit në lidhje me një pagesë për aktoren pornografike Stormy Daniels në prag të zgjedhjeve të vitit 2016.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore