Aplikacione

Donald Trump do të lejohet të kthehet në Facebook dhe Instagram


Donald Trump do të lejohet të kthehet në Facebook dhe Instagram.

Kjo lëvizje jen teksa kompania mëmë se dy platformave, Meta, ka njoftuar se do t’i japë fund pezullimit dyvjeçar të llogarive të tij.

Dhe ky pezullim mësohet se do të përfundojë “në javët e ardhshme”.

Nick Clegg, presidenti i Meta-s për çështjet globale, ka deklaruar se publiku “duhet të jetë në gjendje të dëgjojë se çfarë thonë politikanët e tyre”.

Presidenti i atëhershëm amerikan u pezullua për një kohë të pacaktuar nga Facebook-u dhe Instagram-i pas trazirave të Capitol-it në vitin 2021.

“Pezullimi ishte një vendim i jashtëzakonshëm i marrë në rrethana të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Sipas tij, rishikimi ka zbuluar se llogaritë e Trump-it nuk përfaqësonin më një rrezik serioz për sigurinë publike.

Por për shkak të shkeljeve të së kaluarës, ai tani do të përballet me dënime të larta për shkelje të përsëritura.

Sakaq, republikanët kanë bërë presion që Trump të lejohet të kthehet në Facebook teksa ai përgatitet të kandidojë sërish për presidencën vitin e ardhshëm.

“Një gjë e tillë nuk duhet t’i ndodhë më kurrë një presidenti në detyrë, apo kujtdo tjetër që nuk e meriton ndëshkimin”, ka shkruar ai në platformën e vet Truth Social.

Por lajmi për rikthimin e tij është kritikuar shpejt nga demokratët dhe disa organizata aktiviste, të cilat shprehën shqetësimin se ish-presidenti mund të përdorte përsëri platformën për të përsëritur pretendimet e rreme se ai fitoi zgjedhjet e vitit 2020.

Derrick Johnson, presidenti i NAACP, një organizatë për të drejtat civile, ka thënë se e shihte masën si një “gabim të rëndë që ishte një shembull kryesor i vendosjes së fitimeve mbi sigurinë e njerëzve”.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore