Lajme

Donacioni 25-milionësh për Spitalin e Fëmijëve, Hamiti: Kurorëzim i angazhimit diplomatik në Emiratet e Bashkuara Arabe


Xhabir Hamiti

Ambasasdori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se donacioni prej 25 milionë dollarëve amerikanë për ndërtimin e spitalit të fëmijëve në Kosovë është edhe “kurorëzim i angazhimit të përbashkët diplomatik”.

“Lajmin e ndarjes së donacionit prej 25 milion eurove nga shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, dedikuar ndërtimit të një spitali të ri të fëmijëve në Kosovë, e prita me shumë gëzim, të cilin e konsiderojë edhe si kurorëzim të angazhimit tonë të përbashkët diplomatik në EBA përgjatë vitit dhe muajve të fundit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Emiratet e Bashkuara Arabe do t’ia dhurojnë shtetit kosovar 25 milionë dollarë për ndërtimin e një spitali të për fëmijë – donacioni i dytë nga Emiratet e Bashkuara Arabe pas Spitalit të Fëmijëve “Sheikha Fatima” në Prishtinë.

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe janë zhvilluar kohët e fundit dhe të dy vendet kanë shprehur gatishmërinë që të rrisin bashkëpunimin mes tyre në të gjitha fushat, veçanërisht në atë të shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore