Jetesë & Stil

Don Xhoni paralajmëron “një super surprizë” me Ramiz Lladrovcin


Ramiz Lladrovci dhe Don Xhoni

Rep artisti shqiptar, Don Xhoni, i ka lajmëruar fansat e tij se shumë shpejt do të vjen me një befasi të veçantë për fansat.

Pjesë e projektit surprizë, thotë se është kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci.

Xhonatan Isufi, i njohur me emrin artistik si Don Xhoni, njoftimin e dha përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në shoqërinë e kryetarit Lladrovci.

Ai nuk ka bërë të ditur nëse bëhet fjalë për ndonjë këngë të re, apo ndonjë koncert.

Më shumë rreth projektit të përbashkët nuk ka dashur të tregojë as Lladrovci.

I kontaktuar nga Albanian Post, ai ka thënë se pyetjet duhet t’i drejtohen artistit.

“Pyeteni ju lutem Don Xhonin. E ka edhe një zëdhënës”, ka thënë ai shkurtimisht përmes telefonit.

Ndryshe reperi drenicas, po vazhdon të shijojë projektin e tij muzikor të fundit “Unë foli i fundit”, i cili u publikua pak ditë më parë, dhe ka arritur brenda disa ditësh miliona klikime në Youtube.

Don Xhoni mori famë pas “freestyle-t” në emisionin Gjoni Black, duke i bërë atij një vend në industrinë e muzikës.

Me të publikuar videon në rrjetet sociale, interpretimi i tij filloi të shpërndahet me të madhe. Ai është cilësuar si fenomeni i karantinës gjatë vitit të kaluar.

Që nga debutimi i tij, Don Xhoni ka vazhduar pa ndalur në sjelljen e projekteve të reja.

Artisti mori menjëherë mbështetjen e emrave të njohur si Mozzik, Getinjo, Lyrical Son, LLuni dhe shumë të tjerë, të cilët e mbështetën në rrjetet sociale.

Talenti i ri i muzikës rap, ka premtuar se do të punojë shumë që të aktivizohet në vazhdimësi dhe të sjell projekte të reja.

No description available.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore