Jetesë & Stil

Don Xhoni feston ditëlindjen e 21-të, me këngë të re


Rep artisti, Don Xhoni, emri i vërtetë i së cilit është Xhonatan Isufi, feston ditëlindjen e tij të 21-të.

Senzacioni i pandemisë i cili arriti që për 24 orë të fitoj më tepër se 100 mijë ndjekës në Instagram, vetëm pas një shfaqje në një nga emisionet në vend, me rastin e ditëlindjes së tij ka paralajmëruar edhe lansimin e këngës së tij më të re.

Kënga do të titullohet, “Mafia”, ndërsa Don Xhoni nuk ka preferuar të jap detaje të tjera duke e lënë projektin e ri, surprizë për publikun.

Ndryshe, artisti nga komuna e Skenderaj, ka shënuar sukses të padiskutueshëm qysh me publikimin e një kënge të tipit “Free-style”, të titulluar,”Diversitet”, në kanalin e tij në YouTube, ku deri më sot numëron mbi 14 milionë klikime.

Por, Don Xhoni, suksese arriti edhe me lansimin e projekteve të tij profesionale e me vizuelizime artistike, të tilla si; “Tjera llafe”, “Baby”, “Cash Cash”, e “Kokaina”.

Ndërsa, verën që lamë pas, një ndër hitet më të dëgjuara shqiptare, ishte edhe bashkëpunimi i tij me këngëtaren nga Shqipëria, Encën.

Bashkëpunimi i tyre, “Break Down”, ku Don Xhoni, ishte mysafir në projekt, arriti të marr mbi 16 milionë klikime në kanalin zyrtar të Enca Haxhias, në YouTube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore