Stil

Don Xhon blenë veturë të re – kushton afro 100 mijë euro


Famën e fitoi shpejt dhe mjaftoi një paraqitje televizive që gjithçka të ndryshonte në të mirë, për rep artistin shqiptar, Don Xhon – kësisoj, ai po vazhdon të bëjë jetë luksoze, teksa së fundmi është përkujdesur pak edhe për veten.

Ylli i hitit “Mafia” ka publikuar disa imazhe, teksa shihet i veshur plot me stil, duke pozuar pranë veturës së tij të re të tipit “Mercedes S-class 2022”.

Fotografi e publikuar nga Don Xhon.

Bazuar në të dhënat e faqes zyrtare të markës së prodhimit, Mercedes, një veturë e tillë kushton duke startuar nga 111 mijë dollarë që në euro i bije, nisur afro prej 100 mijë sosh.

Fotografi e publikuar nga Don Xhon në Instagram.

Një shifër e tillë “argumenton” të ardhurat e mira nga muzika dhe biznesi të Don Xhon dhe kjo vihet re edhe në prenotimet e tij për mbrëmje muzikore – ai është një nga artistët më të kërkuar në tregun shqiptar në përgjithësi.

Po ashtu, artisti së fundmi ka hapur edhe një bar në vendlindjen e tij, në qytetin e Drenasit, të cilën e ka emëruar “Revolution Lounge Bar” – kështu duke siguruar edhe të ardhura të tjera pos muzikës.

Gjithsesi, Don Xhon, akoma nuk ka publikuar ndonjë projekt në vitin 2022 – ai po vazhdon ta shijojë suksesin e projektit të publikuar në prag të festave të fundvitit “Corazon”, në të cilin artisti ishte mysafir në këngën e këngëtarit, Butrint Imeri.

Don Xhon dhe Butrint Imeri.

“Corazon” ishte mes hitesh më të mëdha të vitit që lamë pas, ndërsa aktualisht numëron mbi 30 milionë klikime vetëm në platformën YouTube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore