Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paralajmëroi autoritetet kosovare se disa “dokra të rrezikshme mund ta çojnë Kosovën në epokën e bronzit”.
Lajmi u bë i ditur nga kreu i Qeverisë gjatë një konference për shtyp.
“Të tjerat janë të gjitha dokrra të rrezikshme që mund të çojnë Kosovën në epokën e bronzit. Kjo është serioze, kjo nuk është diçka që po zbaton ligjin. Dhe është e gjithë bota që do të mirën e Kosovës, jo vetëm Aleatët dhe SHBA-të, janë dhe aleatë të tjerë që janë të shqetësuar dhe duan zgjidhje”.
Sipas tij, Aleatët nuk arrijnë ta kuptojnë se çfarë kërkon Kosova më kur të gjithë janë të fokusuar që ‘bëni këtë’ dhe do të shkojmë te njohja e ndërsjellë.
Rama sqaroi se drafti i propozuar për Asociacionin nuk ka për t’u bërë kurrë publik, është vetëm kontribut.
“Kush e do zgjidhjen realisht, e ka gati ta marrë dhe ta aplikojë”, deklaroi ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Në 6-mujorin e dytë norma e inflacionit mbeti mbi nivelin e synuar të BSH-së
-
Reforma Zgjedhore, Klosi: Besoj se Parlamenti do të ketë vullnetin për të realizuar disa problematika
-
Gjeorgjia në revoltë kundër qeverisë pro-ruse, turma kërkon demokraci
-
Premtimi i Kurtit për Kodin Civil “shpresa e fundit” për t’i shpëtuar presionit për Asociacionin