Shqipëria

‘Do vritet një deputet’, Komisioni i Rithemelimit kallëzon në GJKKO ish-deputetin Braho


Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj ish-deputetit socialist, Spartak Braho, i cili ka deklaruar se në protestën e 8 janarit të organizuar nga ish-kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, do të vritej një deputet në oborrin e selisë blu.

Ka qenë deputeti Flamur Noka, i cili depozitoi pranë Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesë-padinë për Brahon.

Ai akuzohet nga Komisioni i Rithemelimit për kryerjen e veprës penale të shpifjes.

Para protestës së 8 janarit, ish-deputeti, në një studio televizive paralajmëronte se tubimi i thirrur nga Sali Berisha do të kishte “skenarë të dhunshëm, madje, sipas tij, do të përfundonte edhe me viktima, duke përmendur një deputet me inicialet E.A”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore