Dmitry Kuznets, analist ushtarak për “Meduza”: Kievi kërkon tërheqjen e Moskës nga Kharkiv, goditi aty ku rusët nuk kanë rezervistë
Të detyrojë ushtrinë e Moskës të tërhiqet nga rajoni i Kharkiv: ky do të ishte objektivi kryesor i ofensivës ukrainase në territorin rus, sipas analistit ushtarak dhe redaktorit të faqes së internetit “Meduza”, Dmitry Kuznets.
Si ndryshon ky operacion nga bastisjet ndërkufitare të Ukrainës që kemi parë në të kaluarën?
Ekziston një ndryshim thelbësor: për herë të parë përfshihen jo vetëm forcat speciale, por trupat e rregullta. Për më tepër, nuk ka asnjë fushatë mediatike të vazhdueshme nga Kievi, i cili përkundrazi hesht. Kjo e bën të qartë se ky nuk është një operacion propagandistik, por një përpjekje e vërtetë për të rifituar iniciativën dhe për t’i shkaktuar disfatë grupit të trupave “Veriu”, i cili është përgjegjës për mbrojtjen e Kurskut, por që kërcënon në të njëjtën kohë Kharkivin dhe Vovchansk. Ukrainasit duan ta detyrojnë atë të tërhiqet nga rajoni i Kharkiv”.
Si i kapën në befasi ukrainasit rusët?
“Nuk kishte rezervistë mjaftueshëm në kufi për të kundërshtuar këtë ofensivë dhe inteligjenca ukrainase e kuptoi këtë.”
Cila është situata në terren për momentin?
“Situata është dinamike. Forcat ukrainase depërtuan në mbrojtjen e dobët ruse dhe pushtuan rrugët në një thellësi pak a shumë 15 kilometra. Në disa vende ata shkuan më tej, por me forca të reduktuara, kryesisht këmbësoria e lehtë me kamionçina. Tani luftimet janë përqendruar rreth qytetit të Sudzha. Civilët janë lënë në duart e tyre, nuk ka evakuim të organizuar. Ka shumë të ngjarë që qyteti të merret nga forcat ukrainase”.
Thuhet se ukrainasit duan të arrijnë në termocentralin bërthamor të Kurçatovit, apo ndoshta edhe në qytetin e Kurskut.
“Termocentrali ndodhet 60 km nga Suxha. Forcat e përdorura në këtë operacion nuk janë të mjaftueshme për të depërtuar kaq thellë. E njëjta gjë vlen edhe për Kursk: qyteti aktualisht nuk është nën kërcënim”.
Sa kohë mund të ruajnë ukrainasit pozicionet e tyre të pushtuara?
“Kjo varet nga sa është e gatshme të investojë komanda ukrainase në atë operacion. Ata mund t’i mbanin për javë të tëra. Por kam një ndjenjë që ky nuk është qëllimi kryesor i goditjes. Kjo mund të niset në kufirin me rajonin e Belgorodit për të likuiduar lidhjen me kokën ruse në rajonin e Kharkiv-it”.
Nisja e një ofensive të ngjashme kur forcat ukrainase në Donbas janë në vështirësi duket e rrezikshme…
“Rreziku është aty. Nga ana tjetër, forcat ukrainase luftojnë për të mbajtur një pozicion mbrojtës me shumë më pak burime se rusët, të cilët kryesisht kanë iniciativën dhe mund të zgjedhin drejtimin për të goditur. Prandaj dëshira për të rifituar iniciativën është e logjikshme. Por rreziku është që ofensiva kundër grupit të trupave “Veriu” të dështojë, atëherë rezervat do të shpërdorohen dhe situata në Donbas do të përkeqësohet si rezultat”.
Cilat janë rreziqet për rusët?
“Rusët rrezikojnë të mbeten pa forca të mjaftueshme për të mbrojtur kufirin nga këto inkursione. Burimet e Moskës nuk janë të pafundme, veçanërisht duke pasur parasysh krizën që po shfaqet në rekrutimin e vullnetarëve, pagat e të cilëve duhet të rriten”.
Si e interpretoni këtë ofensivë nga perspektiva e një negocimi paqeje që tani duket i pashmangshëm?
“Më duket se kjo ofensivë po i shtyn negociatat. Kremlini nuk mund ta lërë situatën ashtu siç është dhe ndoshta do të mbledhë forcat e nevojshme për të shtyrë forcat ukrainase përtej kufirit”.
Marrë nga La Stampa, përshtatur për Albanian Post
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Komisionerja e re evropiane për zgjerimin dhe akuzat për lidhjet me shërbimet sekrete ish-jugosllave
-
Ministria e Financave kërkon verifikim të disa llogarive për shtesat e fëmijëve
-
Diplomat false, Guardia di Finanza zbulon skemën e universitetit privat në Shqipëri
-
Abdixhiku: Kur elektorati rugovist bëhet një, s’ka asgjë që na ndalë
Lajmet kryesore
-
Mandati i Xhaçkës ‘mollë sherri’ në Konferencën e Kryetarëve
-
Konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: Na duhet një kompleks qeveritar
-
Ursula von der Leyen prezanton ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian
-
Digjet një shtëpi në Veri e ndërtuar nga Qeveria, Krasniqi: Sulm i nxitur nga Vuçiçi