Lajme

Djalit të Gaddafit i mohohet kandidatura në zgjedhjet presidenciale të Libisë


Organi elektoral i Libisë e ka ndaluar Saif al-Islam Gaddafi, djalin e ish-diktatorit të ndjerë, Muammar Gaddafi, të konkurojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të mbahen në dhjetor.

Kjo për arsye të dënimeve të tij të mëparshme, për akuza të ndryshme.

Gaddafi, i cili bëri paraqitjen e tij të parë publike javën e kaluar, kur dorëzoi dokumentet e tij për presidencën, ishte një nga 25 kandidatët që u skualifikuan nga konkurrimi në zgjedhjet e muajit të ardhshëm për një sërë arsyesh.

Megjithatë, analistët për median “Financial Times”, thanë se kjo situatë nuk do të ngjallte një destabilitet të ri, duke theksuar se ai nuk kishte bazë të armatosur.

Në listën e kandidatëve përfshihen gjithashtu komandantin ushtarak lindor Khalifa Haftar, kryeministrin Abdulhamid al-Dbeibah dhe kryetaren e parlamentit Aguila Saleh.

Megjithatë, ndërsa emri i tij është një nga më të njohurit në Libi, dhe megjithëse ai dikur luajti një rol të madh në formësimin e politikës – përpara kryengritjes së mbështetur nga NATO të vitit 2011 që shkatërroi regjimin e familjes së tij –  ai mezi është parë për një dekadë.

Duke festuar 21-vjetorin e revolucionit libian, Udhëheqësi Muammar Muhammad al-Gaddafi, 1990.

Epoka e Gaddafi-t mbahet mend ende nga shumë libianë si një epokë e autokracisë së ashpër, ndërsa Saif al-Islam dhe figura të tjera të ish-regjimit kanë qenë jashtë pushtetit për aq kohë sa mund ta kenë të vështirë të mobilizojnë po aq mbështetje sa rivalët kryesorë.

Muammar al-Gaddafi u kap jashtë qytetit të tij të lindjes, Sirte, nga luftëtarët e opozitës në tetor 2011-të dhe u qëllua menjëherë. Saif al-Islam u kap disa ditë më vonë nga luftëtarët nga rajoni malor Zintan teksa përpiqej të largohej nga Libia për në Nigeri.

Gaddafi u gjykua në mungesë në vitin 2015-të nga një gjykatë e Tripolit, në të cilën ai u shfaq përmes një “video-call” nga Zintan, dhe e cila e dënoi atë me vdekje për krime lufte duke përfshirë vrasjen e protestuesve gjatë revoltës së 2011-ës.

Ai u lirua në vitin 2017, por ende kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime të dyshuara kundër njerëzimit.

Seif al-Islam Gadafi, djali i ish-liderit libian Moammar Gadafi, bën gjeste ndërsa u flet mbështetësve dhe mediave në Tripoli, Libi, 10 mars 2011

OKB-ja dhe vendet perëndimore po i vendosin shpresat e tyre në zgjedhjet presidenciale të 24 dhjetorit, dhe më vonë në zgjedhjet parlamentare, për të ndihmuar në unifikimin e vendit pas vitesh konflikti dhe kaosi.

Kandidatët e shquar përfshijnë Abdul Hamid Debeibeh, kryeministri i qeverisë së përkohshme dhe një nga njerëzit më të pasur të vendit, dhe Khalifa Haftar, një njeri i fortë ushtarak, forcat e të cilit kontrollojnë pjesën më të madhe të Libisë lindore.

Haftar shkaktoi një luftë civile në vitin 2019, që tërhoqi fuqitë rajonale pasi ai filloi një ofensivë kundër një qeverie të dobët të mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.

Ky konflikt u lehtësua vitin e kaluar pasi Turqia ndërhyri ushtarakisht për të mbështetur qeverinë me bazë në Tripoli, duke bërë që Haftar të pësojë një sërë humbjesh.

Por vendi mbetet i mbushur me milici të fuqishme dhe një mori mercenarë të huaj, duke përfshirë luftëtarë nga Rusia, Siria, Sudani dhe Çadi.

Ecja përpara e zgjedhjeve është dëmtuar nga mosmarrëveshjet dhe ankesat rreth procesit.

Marrë nga The Financial Times, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore