Jetesë & Stil

DJ Regard ndriçon në ekranin gjigand të “Times Sqaure” në New York


Artisti shqiptar me popullaritet ndërkombëtar, DJ Regard, falë bashkëpunimit me këngëtarin australian, Troye Sivan dhe artisten kanadeze, Tate McRae në këngën “You”, që u lansua këtyre ditëve, ka arritur të shfaqet në ekranin gjigand të “Times Square” në New York.

“Regard, Troye Sivan dhe Tate McRae, kënga e re YOU”, – shkruhej në ekranin “Billboard” të “Times Square”, ku kënga e treshes, po shfaqet për tu promovuar si projekt i ri, ndërsa e gjithë kjo është mundësuar nga platforma digjitale, “Spotify”.

Këtij suksesi iu është gëzuar edhe vet DJ Regard, i cili nuk ka hezituar ta publikoj fotografinë nga sheshi madhështor amerikan.

“Faleminderit shumë Spotify, kjo është e mahnitshme. ‘You’ me Troye Sivan dhe Tate McRae është publikuar tanimë në të gjitha platformat”, thuhej në postimin e Regard.

Ndërsa nuk kanë munguar edhe reagimet e shumta nga miqtë dhe adhuruesit e DJ Regard, emri i vërtetë i së cilit është, Dardan Aliu.

Bashkëpunimi midis tij dhe Troye Sivan e Tate McRae ishte paralajmëruar më herët, ndërsa është publikuar ditëve të fundit në kanalin zyrtar të DJ Regard në YouTube, por edhe në të gjitha platformat e tjera digjitale.

Ndryshe, më parë, në ekranet e “Times Square” janë vendosur edhe sukseset e artisteve të tjera shqiptare si: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore