Muzikë

DJ Regard, kësaj radhe në bashkëpunim me Troye Sivan dhe Tate McRare


Artisti kosovar, DJ Regard, bashkë me këngëtarin australian, Troye Sivan, dhe këngëtaren kanadeze, Tate McRare, kanë paralajmëruar projektin e tyre “You”, i cili do të publikohet me datë 16 të muajit prill.

Kënga fillimisht, u paralajmërua në TikTok, ku ylli i hitit “Youth”, Troye , postoi një video të tij dhe Tate duke kënduar së bashku pjesë nga kënga e re.

“Kur përpiqem të rikthehem, të kthehem te ti / Kur flas me miqtë e mi flas për ty / kur Hennessy është i fortë, gjithçka që shoh është ti” – thuhet në një pjesë të këngës.

DJ Regard, emri i vërtetë i së cilit është Dardan Aliu, ka hedhur në kanalin e tij të YouTube, promon e këngës së re.

Ndryshe, DJ Regard, kohëve të fundit është nominuar në gala të ndarjes së çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar, “Brit Awards 2021”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore