Lajme

DJ Francesco Facchinetti: McGregor, person i rrezikshëm


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Romë.

Ylli i arteve marciale, Conor McGregor, teksa ndodhej në Itali për të pagëzuar djalin e tij nga Papa, McGregor ka sulmuar DJ dhe këngëtarin e njohur italian Francesco Facchinetti, i cili po i bënte shoqëri.

Facchinetti ka deklaruar se McGregor nisi një sulm të paprovokuar, duke e lënduar atë në fytyrë dhe qafë.

Ai ka deklaruar se McGregor është një person i rrezikshëm.

“Ne ishim bashkë, biseduam, u argëtuam, kaluam shumë mirë, kur papritur, pasi dolëm jashtë, më goditi pa arsye”, theksoi Facchinetti.

Akuzat e Fachinettit janë të publikuar në story-t e tij, në median sociale të Instagram-it, ku ai shpjegon detajet rreth ngjarjes dhe dukej shumë i tmerruar.

“Ishim duke qëndruar te hoteli ‘St.Regis’, çdo gjë po shkonte mirë kur papritur më goditi, nuk e kuptova pse. U trullosa e nuk po kuptoja se çfarë ndodhi, isha i shokuar. Ai është një person i çmendur dhe i rrezikshëm, ka dëshmitarë që mund ta konfirmojnë këtë dhunë ndaj meje”.

“Të shohim nëse hoteli do të ketë guximin të tregojë se çfarë veprimi bëri McGregor ndaj meje, videot nga kamerat e sigurisë i kanë, jam i sigurt, por të shohim a do të ketë guximin t’i publikojë”, përfundoi DJ i njohur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore