
Kim Kardashian West ka bërë kërkesë për divorc, ka konfirmuar për CNN një zyrtar që punon për Gjykatën Superiore të Los Anxhelos.
Christy Welder konfirmoi paraqitjen e divorcit, por tha se Kardashian dhe West nuk kishin asnjë koment shtesë. Ai citon një marrëveshje para martese në lidhje me pasuritë e tyre.
Çifti janë takuar në fillim të viteve 2000, por do të kalonin vite derisa ata të martoheshin. Kardashian dhe West kanë katër fëmijë së bashku.
Reid Aronson, avokat i cili ka përfaqësuar të famshmit gjatë divorceve tha, “Është e vështirë të imagjinohet se si ky çift do të ndahet, duke pasur parasysh se si vitet e fundit jeta e tyre ka qene në fokus të ekranit. Jo vetëm për atë që janë, apo çfarë bëjnë por edhe për detajet të veçanta të jetës së tyre private. Fakti që ylli i reality show u martua me një nga muzikantët më të mëdhenj mori vëmendjen e të gjithëve”.
Albanianpost.com