Shqipëria

Dita pa makina dhe tradita evropiane


Qytetet duhet të gëlojnë nga njerëzit që ecin, vozisin me biçikletë dhe kënaqen duke qëndruar në natyrë.

Kjo, pa tingëllimin e borive të makinave apo frikën se mos përplasen nga motoçikletat apo makinat.

Pikërisht, kësaj nisme do t’i bashkangjitej edhe Bashkia e Tiranës.

Prej 17 prillit, çdo e dielë do t’i kushtohet këmbësorëve në kryeqytet.

Në të kundërt, në Tiranë do të përfshihet zhvillimi i ngjarjeve kulturore dhe artistike.

Kufizimi i trafikut do të fillojë prej orës 09:00 dhe do të përfundojë në orën 15:00.

Kjo e fundit, është një model i ngjashëm me atë të ditëve të mëparshme pa makina.

Disa qendra qytetesh janë natyrshëm pa makina si Venezia, Itali, ku forma kryesore e transportit janë varkat që udhëtojnë nëpër kanalet e qytetit.

Qytetet e tjera kanë qenë pa makina në qendrat e qyteteve, ose në ditë të ndryshme, ose thjesht e kanë ngadalësuar duke reduktuar përdorimin e makinave.

Kryebashkiakët e Bruksel-it dhe Paris-it do të bënin thirrje në vitin 2018 për një ditë vjetore pa makina për të gjithë Evropën.

Kjo, duke përmendur iniciativat në qytetet e tyre që kanë ulur ndotjen.

Ja çfarë po bëjnë qytetet evropiane për të reduktuar numrin e makinave në qendrat e tyre.

Madrid

Kryeqyteti i Spanjës, ndaloi të gjitha makinat jorezidente të ngasin kudo në qendër të qytetit.

Në qendër lejohen vetëm automjetet që i përkasin banorëve, automjetet me emetim zero, taksitë dhe transporti publik.

Qyteti krijoi zonën e tij të parë vetëm për këmbësorët në vitin 2005 në lagjen Las Letras dhe ka ecur vazhdimisht përpara.

Madridi ndaloi plotësisht makinat në qendër të qytetit dhe po ridizajnon 24 rrugë në qendër të qytetit për ecje të lehtë.

Kopenhagen

Kopenhagen-i është shtëpia e zonës më të madhe pa makina në Evropë.

Duke filluar në vitet 1960, kryeqyteti i Danimarkës ishte pionier i zonave vetëm për këmbësorët.

Qyteti tani ka më shumë se 321 kilometra korsi biçikletash.

Mbi gjysma e njerëzve në Kopenhagen ngasin biçikleta për në punë.

Danimarka po planifikon të ndërtojë një autostradë me 28 rrugë për biçikleta që do të lidhin qytetin me zonat periferike përreth.

E para nga linjat u hap në vitin 2014.

Kopenhageni është zotuar të jetë plotësisht neutral ndaj karbonit.

Bruksel

Kryeqyteti i Belgjikës, ka pasur gjithmonë rrugë vetëm për këmbësorë që rrethojnë sheshin e tij të qytetit dhe Rue Neuve (rruga tregtare) duke e bërë atë zonën e dytë më të madhe pa makina në Evropë.

Në vitin 2002, Brukseli nisi javën e parë të lëvizshmërisë për të inkurajuar përdorimin e transportit publik dhe një ditë çdo shtator, të gjitha automjetet private ndalohen fare.

Masa të tjera përfshijnë ndalimin e makinave me naftë të prodhuara para vitit 1998 që u zbatua në janar të vitit 2018 dhe qyteti do ta bëjë transportin publik falas në ditët me smog të lartë.

Qëllimi përfundimtar nuk është të bëhet Brukseli plotësisht pa makina, por të përmirësojmë ndjeshëm cilësinë e jetës për njerëzit që jetojnë atje.

Oslo

Kryeqyteti i Norvegjisë ka ndaluar plotësisht makinat nga qendra e qytetit që nga viti 2019.

Kjo ishte gjashtë vjet përpara se Norvegjia të zbatonte një ndalim në mbarë vendin.

Kryeqyteti po investon në përmirësimin e transportit publik dhe më shumë se 56 kilometra rrugë do të zëvendësohen nga korsitë e biçikletave.

Oslo do të bëhet dukshëm më e gjelbër dhe më e shëndetshme.

Amsterdam

Që nga korriku i vitit 2018, shumica e rrugëve kryesore lidhëse midis pjesëve lindore dhe perëndimore të qendrës së kryeqytetit holandez nuk lejojnë automjete.

Modelet e trafikut u ndryshuan për t’i bërë mjetet motorike të qarkullojnë nëpër qytet.

Tani ka një rrugë ecjeje të pandërprerë nga Stacioni Qendror në Sheshin Dam dhe ka një korsi biçikletash për çiklistët.

Ekziston një linjë e re metroje që shkon nga jugu në veri dhe njerëzit po kërkojnë gjithashtu një linjë lindje-perëndim.

Në Amsterdam do të bëhet shumë më e lehtë të kalosh nëpër tulipanë.

Qytetet që janë pa makina po reduktojnë gjurmën e tyre të karbonit.

Kjo, duke përmirësuar cilësinë e ajrit dhe shëndetin e njerëzve që jetojnë dhe punojnë në to.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore