Sport

Dita e shqiptarëve në Serie A, Lazio, Torino dhe Empoli zbresin në fushë


Dy ndeshje do të luhen këtë të enjte në Serie A italiane. Lazio do të presë Udinese-n. Torino pret Empoli-n. Ndeshjet përmbyllin javën e 15-të të kampionatit.

Sfida e parë do të luhet në “Stadio Olimpico Grande”. Torino do të përballet me skuadrën e shqiptarëve: Nedim Bajramit, Ardjan Ismajlit dhe Kristian Asllanit. Te vendasit aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Ndeshja do të fillojë nga ora 18:30.

Vendasit renditen të 13-ët në Serie A me 17 pikë. Miqtë kanë 19 pikë dhe renditen në vendin e 11-të. Përballjen e fundit mes skuadrave në Serie A, të luajtur në maj të 2019-s e fitoi Empoli me rezultatin 4-1.

Në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:45, Lazio e Maurizio Sarri-t do të përballet me Udinese-n në “Olimpico”.

Edhe këtë sfidë, kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, pritet ta nisë titullar. Ndërsa, dy shqiptarët e tjerë, portieri kuqezi, Thomas Strakosha dhe sulmuesi dardan, Vedat Muriqi, pritet të jenë në stol.

Kryeqytetasit kanë 21 pikë pas 14 javëve të luajtura. Ata renditen në vendin e nëntë. Miqtë kanë 15 pikë dhe renditen në vendin e 14.

Interesant është fakti që Lazio ka arritur ta mposht Udinese-n në 11 nga 13 sfidat e fundit në Serie A. Ndërsa, përballjen e fundit në “Olimpico” e ka fituar Udinese me rezultatin 3-1. Ciro Immobile ka arritur të shënoi nëntë gola në 12 përballje me Udinese-n në Serie A me Lazio-n.

Serie A do të luajë përsëri pas dy ditësh. Pikërisht më 4 dhjetor fillojnë ndeshjet e javës së 16, të cilat vazhdojnë deri më 6 dhjetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore