Sport

Dita e shitjes së Vllaznisë, tërhiqet Fushaj


Ditën e martë, të datës 11 maj 2021 do të mbahet ankandi për shitjen e 100% të aksioneve të klubit të Vllaznisë Shkodër. Deri në orën 10:00 është afati i fundit i dorëzimit të dosjeve me ofertat e kandidatëve.

Komisioni i Ankandit, sipas rregullores, pas mbylljes së afatit të dorëzimit të ofertave, në orën 11:00 do të bëjë publik procesin duke përmendur emrat e kandidatëve që kanë dorëzuar ofertat.

Një nga të interesuarit për blerjen e klubit, Valter Fushaj, është tërhequr për shkak të vlerës shumë të lartë. Kosto fillestare e ankandit është 60 milionë lekë, ndërsa borxhi kap vlerën e 210 milionë lekëve.

Vetëm tatime të papaguara, Vllaznia ka 170 milionë lekë, të cilat sipas një akt marrëveshje do t’i paguajë Bashkia Shkodër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore