Sport

Disiplina i vendos gjobë Tiranës dhe Egnatias, Teuta dhe Partizani s’respektojnë sponsorin


Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka publikuar vendimet më të fundit, ato të datës 1 tetor 2021.

Nga vendimet e Komisionit janë prekur katër klube të Abissnet Superiores.

Tirana dhe Egnatia janë dënuar me gjobë për sjelljen e gabuar të spektatorëve. Teuta dhe Partizani janë dënuar me gjobë, për shkak të mosrespektimit të sponsorit të Superiores.

Dy klubet nuk kanë vendosur në mëngët e fanellave të tyre emrin e sponsorit të ri “Abissnet Superiore”.

Vendimet e plota:

1-KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2-KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3-KF Teuta, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4-FK Partizani, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

5-Zyrtari i KF Shkumbini, Arvist Gjata, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6-KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

7-FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

8-Lojtari i KF Klosi, Ardit Kadiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9-Zyrtari i K.F Murlani, Kujtim Shaba, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10-Zyrtari i SHS Përmeti, Leonard Sopellani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11-Lojtari i FK Këlcyra, Orgest Todhe, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12-Zyrtari i FC Gramozi, Ilirjan Qirjako, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13-Lojtari i FK Elbasani U-19, Gazmend Filja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14-Lojtari i KF Butrinti U-19, Ilir Prenga, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15-Rrëzimin e kërkesës së lojtares së Apolonia – Femra, Egzona Gashi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

16-Rrëzimin e kërkesës së A.F. Luftëtari, në lidhje me lojtarin Shefqet Boni, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore