Lajme

Disa shtete në BE do të paralajmërojnё Mbretërinë e Bashkuar për marrëveshjen e peshkimit


Katërmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së po përgatiten të lëshojnë një deklaratë të përbashkët, nё tё cilёn akuzojnё qeverinë britanike se po rrezikon tё shkaktojё njё dëm të rëndësishëm ekonomik dhe social për komunitetet e tyre të peshkimit.

Sipas informacioneve tё siguruara nga agjencia mediatike “The Guardian”, Franca, Belgjika, Irlanda, Spanja, Holanda, Gjermania, Qiproja, Portugalia, Danimarka, Italia, Lituania, Suedia, Malta dhe Letonia janë shtetet të cilat pritet të lëshojnë thirrjen së shpejti, në të cilën do t’i kërkojnë Mbretërisë së Bashkuar të veprojë në kuadёr tё marrёveshjes sё pas Brexit.

Qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Jersey-t, një varësi e kurorës britanike, kanë zemëruar javёt e fundit qeverinë franceze, pasi zvogёluan numrin e licencave të dhëna për pronarët e varkave të vogla që peshkojnë në ujërat bregdetare.

Në shenjë të theksuar të solidaritetit, shtetet anëtare do të lёshojnё një kërcënim lidhur me ndikimin e mundshëm në negociatat e ardhshme të peshkimit BE-MB, nëse kjo e fundit nuk rimendon qëndrimin e saj.

Zhvillimi vjen në një periudhё tё ndjeshme pёr marrëdhëniet BE-Mbretëri e Bashkuar, pasi Maros Sefcovic, Komisioneri Evropian përgjegjës për Brexit, përgatitet të paraqesë propozime për përmirësimin e marrёveshjes pas-Brexit për Irlandën e Veriut.

Ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Coveney, paralajmëroi të hënën se BE ishte afër fundit të rrugës me Mbretërinë e Bashkuar për protokollin e Irlandës së Veriut, duke akuzuar David Frost, ministrin e Brexit, se po përpiqej të minonte përpjekjet serioze për të zgjidhur problemin.

Coveney tha se, kishte folur me Sefcovic të dielën dhe kishin rënë dakord se do të vinte një pikë kur BE do të thoshte mjaft, ne nuk mund të bëjmë më kompromis.

BE është tronditur nga këmbëngulja e Frost se çdo rishikim i protokollit në Irlandën e Veriut duhet të merret me rolin e vazhdueshëm të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Në një fjalim në Lisbonë të martën, Frost do të thotë se BE do të bëjë një “gjykim të gabuar historik” nëse nuk arrin të përmbushë kërkesat e Mbretërisë së Bashkuar, sipas agjencisë mediatike Daily Telegraph.

“Që BE-ja të thotë se protokolli i hartuar me nxitim ekstrem në një kohë pasigurie të madhe, nuk mund të përmirësohet kurrë kur po shkakton probleme kaq të rëndësishme, do të ishte një gjykim i gabuar historik”, raportoi gazeta.

Parisi është zemëruar sepse një e treta e anijeve franceze që aplikojnë për të peshkuar në ujërat e Jersey-t janë refuzuar nga qeveria e ishullit. Qeveria britanike ka dhënë ndërkohë leje vetëm për 12 nga 47 anijet franceze.

Megjithatë, marrëveshja e tregtisë dhe bashkëpunimit e nënshkruar nga Boris Johnson garanton vazhdimësinë e aksesit të anijeve evropiane brenda një kuadri të barabartë që siguron respektimin e sovranitetit.

Kjo ka shtyrë shtetet t’i bëjnë thirrje Mbretërisë së Bashkuar dhe Jersey-t që të rimendojnë vendimet e tyre.

Ata paralajmërojnë se një dështim i mundshëm mund të rrezikojë negociatat e ardhshme BE-MB mbi qasjen reciproke në ujëra, me pasoja të mundshme për industrinë britanike të peshkimit.

Nga ana tjetër, Britania e Madhe dhe Jersey kanë thënë se, kanë vepruar në mënyrë pragmatike në dhënien e lejeve të anijeve të peshkimit, duke u bazuar në dëshmitë e mëparshme.

Por, vendet anëtare të BE-së insistojnë se qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Jersey-t kanë vendosur kushte të padrejta.

 

Marrë nga The Guardian, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore