Sport

Disa nga futbollistët që humbën vlerën në treg në sezonin e fundit


Sezoni që lamë pas, për shumë futbollistë solli trofe edhe rritje në karrierë, megjithatë për disa prej tyre ishte për tu harruar.

Ueb faqja më e madhe për vlerësimin e futbollistëve “Transfermarkt” ka publikuar një listë prej 10 futbollistëve që kanë humbur vlerë në tregun e transferimeve si pasojë e dështimit në sezonin e kaluar.

Ky vlersim u bë nga forma që kanë pasur futbollistët në sezonin e fundit, duke llogaritur lëndimet, minutat e pakta dhe performancën e dobët që kanë pasur.

Lista është e përbërë prej disa emrave të mëdhenj, si Lukaku, Neymar e Donnarumma.

Romelo Lukaku pësoi një rënie prej rreth 30 milionë euro. Para transferimit të tij në Chelsea nga Inter-i, belgu pati një vlerë në treg prej 100 milionë euro, ndërsa tani vlerësohet rreth 70 milionë sosh.

Rënie pati edhe braziliani, Neymar, i cili vlerësohej rreth 90 milionë euro para fillimit të sezonit, derisa ajo tani është 75 milionë sosh.

Kjo rënie e vlerës së 30 vjeçarit ishte shkaku i dëmtimeve të shumta që e përcollën atë në seonin e kaluar.

Ky fat e përcolli edhe portierin më të mirë të Kampionëti Evropian, Euro 2021, Gianluigi Donnarumma-n.

Gardiani italian pati një vlerë prej 65 milionë eurosh sa ishte pjesë e Milan-it, ndërsa tani vlerësohet 15 milionë më pak.

Ky dështim nga ana e tij ishte, pasi që në sezonin e kaluar ai ndau portën me portierin tjetër të parisienëve, Keylor Navas.

Rënie prej 15 milionë eurove pësoi edhe portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen. Gjermani vlerësohej rreth 45 milionë euro para se të fillonte sezoni, kurse tani vlera e tij është 30 milionë euro.

Edhe sulmuesi i Manchester City-t, Raheem Sterling, pati një rënie në këtë sezon. Shkaku i humbjes së vendit të titullarit, Sterling vlerësohet tani 70 milionë euro, 20 më pak sesa para sezonit.

Një rënie të konsiderueshme të vlerës, e pati edhe portieri i Atletico Madrid-it, Jan Oblak. Sllovaku ishte ndër portierët më të mirë në botë.

Vlera e tij aktuale është 45 milionë euro, kurse para se të fillonte sezoni ai vlerësohej rreth 70 milionë euro.

Rënie në vlerë, por shumë edhe në formë, ka pësuar sulmuesi francez, Antoine Griezmann. 31 vjeçari ishte ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim, por sezoni i kaluar doli të jetë i pafat për të.

Ai humbi edhe vendin e titullarit te Atletico Madrid-i dhe aktivizohej fare pak nga trajneri Diego Simeone.

Rënie të madhe pësoi edhe një tjetër futbollist i Atletico-s. Bëhet fjalë për Marcos Llorente, i cili para se të fillonte sezoni që lamë pas, vlerësohej mbi 70 milionë euro.

Ndërsa vlera aktuale e ish-futbollistit të Real Madrid-it shkon deri në 45 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore