Lajme

Diplomati izraelit sulmohet në Pekin, shtrohet në spital


Një punonjës i ambasadës izraelite në Pekin është shtruar në spital pas një sulmi, tha Ministria e Jashtme e Izraelit.

Diplomati është në gjendje të qëndrueshme, raporton “The Times of Israel”.

Një motiv për sulmin, i cili nuk ndodhi në ambasadë, është duke u hetuar, thotë ministria.

Izraelitët dhe hebrenjtë në mbarë botën janë këshilluar që të jenë në gatishmëri të premten pasi Hamasi bëri thirrje për një “ditë zemërimi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore