Lajme

Diplomatët e Egjiptit dhe Turqisë mbajnë bisedimet e para në Kajro, pas një dekadë


Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry, ka thënë se bisedimet me Turqinë mbi mundësinë e rivendosjes së lidhjeve do të ndodhin në “kohën e duhur”.

Kjo deklaratë u bë gjatë vizitës së parë në Kajro nga kryediplomati turk që kur marrëdhëniet u prishën një dekadë më parë.

Në një konferencë të përbashkët shtypi, ministri i Jashtëm egjiptian dhe homologu i tij turk, Mevlut Cavusoglu, thanë se Turqia do të përmirësojë marrëdhëniet e saj diplomatike me Egjiptin në nivelin e ambasadorial “sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Më vjen shumë mirë që po ndërmarrim hapa konkretë për normalizimin e marrëdhënieve me Egjiptin. Do të bëjmë çmos që të mos i prishim më lidhjet tona në të ardhmen”< tha Çavusoglu.

Lidhjet midis Turqisë dhe Egjiptit u tensionuan rëndë pasi shefi i atëhershëm i ushtrisë së Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi udhëhoqi largimin e Mohamed Morsit të Vëllazërisë Myslimane, një aleat i Ankarasë, në vitin 2013.

El-Sisi u zgjodh president vitin e ardhshëm.

Të dyja vendet kanë qenë gjithashtu në mosmarrëveshje vitet e fundit për Libinë, ku ata mbështetën fraksionet kundërshtare në një konflikt të pazgjidhur, si dhe për kufijtë detarë në Mesdheun Lindor të pasur me gaz.

Cavusoglu tha të shtunën se presidenti i Turqisë dhe ai i Egjiptit do të takohen “pas zgjedhjeve turke”, për të shënuar fundin e një dekade të largimit midis dy vendeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore