Digjen lokalet e nënkryetares së Zveçanit, Kurti: Shpresoj që QUINT-i dhe BE ta dënojnë këtë akt terrorist
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi që nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniç, i janë djegur dy lokale në qendër të kësaj komune, duke kërkuar që ambasadorët e vendeve të QUINT-it (Gjermanisë, Francës, Italisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar) dhe ai i Bashkimit Evropian, ta dënojnë këtë akt, siç ai e quajti, terrorist dhe kriminal.
Këto komente, Kurti i bëri përmes një postimi në Fcebook.
“Shpresojmë që edhe ambasadorët e Quintit dhe shefi i Zyres së BE-së, z. Tomas Szunyog, do ta dënojnë ashpër këtë akt kriminal, terrorist e qyqar”, shkroi ai.
“Pikërisht me 8 Mars, elemente kriminale në Zveçan zgjodhën e rizgjodhën dhunën, terrorin dhe sulmin, kësaj radhe ndaj pronës private, dyqanit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Tomaniç”.
Kreu i ekzekutivit shtoi se “ky duket të jetë ‘urimi’ i tyre për 8 Mars për nënkryetaren Tomaniç dhe për të gjithë serbët që duan integrimin në Kosovë, çlirimin nga struktura kriminale që kërcënojnë dhe pavarësimin nga Beogradi zyrtar që i shantazhin”.
“Dita Ndërkombëtare e Grave shënohet me mirënjohje, përkujdesje, dashuri e angazhim të përbashkët për barazi. Jo me dhunë e terror”, potencoi.
Përgjigjja ndaj akteve të tilla dhe personave përgjegjës, sipas Kurtit, “është sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës”.
“Kurse ndaj serbëve të Kosovës që vazhdojnë të përballen me dhunën fizike e psikologjike dhe kërcënimet e vazhdueshme, është mbështetja e inkurajimi për të plotësuar deri në fund vullnetin e tyre”, pohoi ndër të tjera kryeministri.
Ndryshe, në orët e para të së premtes, nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniç, i janë djegur dy lokale në qendër të Komunës së Zveçanit.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se Tomaniç ka thënë se dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar.
“Lidhur me rastin ankuesja dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar. Sipas ankueses, vlera e dëmit është e lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Nënkryetares së Zveçanit i digjen dy lokale: Zjarri ishte i qëllimshëm
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel