Diddy heq të gjitha postimet në Instagram, duke përfshirë videon e kërkim faljes ndaj Cassie, mes dramës ligjore

SHFLETO
Labinot Nimani
22.06.2024 16:52
Loading Icons...

Rep artisti dhe producenti i famshëm Sean “Diddy” Combs po fillon nga e para në rrjetet sociale.

Manjati i muzikës, 54 vjeç, ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram, duke përfshirë një video të kërkim faljes së tij për ish gruan e vet Casandra “Cassie” Ventura, pas publikimit të një videoje të vitit 2016 që tregonte se ajo ishte dhunuar fizikisht nga ai.

Në postim, Combs pranoi se ishte “i neveritur” nga veprimet e tij, duke thënë: “Është kaq e vështirë të reflektosh për momentet më të errëta në jetën tënde, por ndonjëherë duhet ta bësh këtë”.

Vitin e kaluar, Ventura bëri akuza kundër Combs në një padi tashmë të zgjidhur, duke pretenduar se muzikanti e përdhunoi dhe e trafikoi seksualisht gjatë 10 viteve abuzive.

Combs më parë i mohoi akuzat, me avokatin e tij duke i quajtur ato “fyese dhe të egra”.

Ventura më vonë foli për herë të parë pas publikimit të videos së vitit 2016 në maj.

Në një deklaratë të publikuar në Instagramin e saj, këngëtarja shprehu falënderimet e saj “për gjithë dashurinë dhe mbështetjen nga familja ime, miqtë, të huajt dhe ata që nuk kam takuar ende”.

“Kjo rrugë shërimi nuk mbaron kurrë, por kjo mbështetje do të thotë gjithçka për mua. Faleminderit,” shtoi ajo, përpara se të pranonte reagimin që mori pas paraqitjes së padisë.

Ylli – i cili aktualisht po përballet me padi të shumta të vazhdueshme për sulme seksuale – gjithashtu së fundi shiti shumicën e aksioneve të tij në Revolt, rrjetin televiziv të fokusuar në muzikë që ai bashkëthemeloi me Andy Schuon në vitin 2013.

Një video e rezidencës së rep artistit e producentit Sean “Diddy” Combs para pak javëve zbuloi se si autoritetet e policisë gjatë bastisjes kishin shkatërruar kasaforta, kishin hapur shishe me pilula dhe lanë rroba të stilistëve të shpërndara nëpër shtëpinë e manjatit.

54-vjeçi theu heshtjen të martën e 26 marsit duke pretenduar se ishte viktimë e një bastisjeje të “tepruar”, pasi agjentët bastisën në mënyrë sensacionale pronat e tij në Miami Beach dhe Kaliforni.

Videoja e re e siguruar nga TMZ, transmeton AlbanianPost zbulon pamje sesi dyert e sirtarët u hapën dhe shfaq sendet elektronike të sekuestruara.