Shqipëria

Dibra simetrike dhe 4 alternativat e 6 marsit


Bashkia e Dibrës ka rezultuar prej shtatë vitesh problematike, me kryetarë që nuk kanë qëndruar më shumë se një vit në krye të saj.

Pas një video të publikuar nga një emision investigativ, kandidati socialist, Shukri Xhelili, dha dorëheqjen pa bërë vitin.

Sakaq, më 11 shtator 2016, detyrën do ta merrte Muharrem Rama me profesion mjek – kandidat koalicioni midis Partisë Socialiste dhe një fraksioni të PDIU-së.

Ky i fundit qëndroi tre vjet deri në mbarimin e mandatit në vitin 2019.

Pavarësisht fitores me mbi 4 mijë vota diferencë, pas një kallëzimi të kundërshtarëve demokratë nisi një hetim i njohur si Dosja 184, e cila zbuloi shitblerjet e votave nga ana e socialistëve.

Pasaporta e Bashkisë Dibër – Porta Vendore

Në vendoret e 2019-ës – vit kur opozita i bojkotoi zgjedhjet – rezultoi i shkurtër për fituesin e kandidatit socialist Dionis Imeraj, i cili dha dorëheqjen për të garuar si deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Imeraj emëroi Shkëlqim Murrjan për të mbajtur pozicionin deri në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Në tetë zgjedhjet vendore të zhvilluara përgjatë këtyre 30 viteve, socialistët dhe demokratët janë ndarë me fitore të barabarta mes tyre.

Nga viti 1992 deri në 2003-shin, Bashkia e Dibrës, për tre mandate u drejtua nga socialistët, por në zgjedhjet e 2003-shit u kthye në bastion demokrat.

Këta të fundit kryesuan bashkinë për katër mandate, por 2015-ta do të ishte viti kur socialistët do të ktheheshin me fitore.

Zgjedhjet e pjesshme të 2022-shit

6 marsi do të ketë përballë katër kandidatë: tre ekonomistë në profesion, përballë një mësuesi matematike.

Përkatësisht dy partitë kryesore kanë zgjedhur një strategji “të përbashkët”.

Partia Socialiste do të përfaqësohet nga një drejtor banke në Tiranë, Rahim Spahiu, ndërsa ajo Demokratike nga ekonomisti Luan Haka.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Kandidati i Partisë Demokratike, Luan Haka

Përballë dy të parëve në garën e 6 marsit, do të jetë dhe kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Premtim Kryemadhi.

Ky i fundit, 56 vjeç, ka mbajtur disa poste të rëndësishme në Peshkopi, si drejtor i Zyrës Arsimore Rajonale në Dibër, si drejtor Spitali në Peshkopi, si përgjegjës dhe më pas drejtor i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Dibër.

Në daljet e tij publike, ai ka theksuar se Dibra ka një sërë problemesh dhe se programi i tij do të jetë i detajuar për të nisur punën, edhe pse vetëm për një vit.

Të tre kandidatët i lidh origjina, pasi kanë lindur në Peshkopi dhe kontribuues të vendit. Konkretisht Kryemadhi dhe Haka jetojnë në Peshkopi.

Mund të jetë një imazh i 1 person, ambiente të jashtme dhe teksti
Kandidati i PS-së, Rahim Spahiu

Sa i përket Spahiut, ai është 55 vjeç, i diplomuar në Ekonomi Politike.

Ai ka një karrierë të gjatë në administratën publike dhe në sistemin bankar. Ai ka qenë kryetar Dege në plan statistike, në Financë, drejtor i ujësjellësit, drejtor tatimesh dhe drejtor banke deri në vitin 2008 në Peshkopi.

Që prej këtij viti, ai ka punuar si drejtor banke në disa filiale të ndryshme në Tiranë.

Nga drejtuesi i Qarkut të Dibrës, Ulsi Manja është cilësuar si një njeri me vizion.

Ndërsa Haka i demokratëve ka përvojë të gjatë në shërbim të banorëve të Dibrës, si drejtor i Auditit në Prefekturën e Dibrës, si drejtor i Drejtorisë rajonale të rrugëve dhe si drejtor i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Kryemadhi, që prej vitit 2003 është anëtar i Partisë Demokratike, por në këto zgjedhje do të kandidajë në koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.

Ai ka mbajtur disa role, si kryetar dhe sekretar dege. Ai ka theksuar se do të jetë në mbrojtje të qytetarëve dhe jo të qeverisë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Premtim Kryemadhi

Por, përballë ai do të ketë një menaxher si Spahiu i socialistëve, i cili ka premtuar se do të bëjë punë shumë të mira për Dibrën.

Nga ana tjetër, demokrati Haka është një kontribuues i vjetër në Partinë Demokratike që prej fillimeve të tij, si anëtar deri në postin e sekretarit të degës.

Të tre kandidatët kanë premtuar zhvillim për Dibrën “e copëtuar” këto shtatë vite.

Risia e 6 marsit në Dibër

E reja e këtyre zgjedhjeve në Dibër është një parti jo shumë e njohur në politikën shqiptare – Lëvizja e Re, e cila u bë e njohur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në këto zgjedhje, ajo do të kandidojë vetëm për Bashkinë e Dibrës me të vetmin kandidat të regjistruar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, përkatësisht Dritan Torba.

Torba, një 26-vjeçar me profesion ekonomist, kërkon votën e dibranëve në këto zgjedhje të pjesshme.

Thirrjet e tij që, prej hapjes së fushatës, kanë qenë që Dibra do t’u rikthehet qytetarëve dhe qytetarisë.

Kandidati i Lëvizjes së Re, Dritan TorbaVizioni është i qartë për të katërt kandidatët, edhe pse të ndarë tre me një: Do të bëjmë më të mirën për Dibrën!

Prej shtatë vitesh, Dibra u drejtua nga socialistët.

A do të munden socialistët, përballë një opozite të ndarë me dy kandidatë, të kryesojnë Dibrën?!

Apo ata do të kthehen përmbys nga një kandidat i ri – i sapodalë në jetën politike?!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore