
Dialogu të shkojë drejt zgjidhjes finale – jo çështjeve teknike – me Serbinë, kërkon AAK
Dialogu Kosovë-Serbi duhet të shkojë drejt përmbylljes e në njohje reciproke, konstatoi kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në takimin e radhës në Bruksel të mos diskutohen më çështje teknike, vlerësoi AAK, por të ndiqet agjenda e marrëveshjes finale me Serbinë.
“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është kërkuar vazhdimi i agjendës së dakorduar me Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken, drejt përmbylljes së dialogut për njohje reciproke me Serbinë”, tha AAK.
“Po ashtu Kryesia e Aleancës, ka kërkuar nga qeveria e vendit, që në takimin e radhës në Bruksel, të mos ketë kthim prapa, e të mos diskutohet për çështje teknike, por të ndiqet agjenda e marrëveshjes finale me Serbinë”.
Përveç çështjes së dialogut, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shprehu, siç thanë ata, “shqetësimin për vonesën e lëshimit të mjeteve për komunat si dhe qasjen jo miqësore të qeverisë qendrore ndaj komunave”.
“Suficiti i lartë buxhetor që pritet këtë vit, mund të konsiderohet edhe dështimi më i madh i qeverisë”, përfundon komunikata për media.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Emigrantët që do kthehen në Shqipëri – nuk do udhëtojnë më për në Britani, thotë ambasadori britanik
-
Shëtridhlat, tradita shqiptare që “strehohet” në Bazilikatë
-
Urdhër kërkimi për Trump, FBI mori dosjet sekrete nga Mar-a-Lago
-
Dreçun: Stoltenberg ka ftuar Kurtin dhe Vuçiç-in në takmi sepse situata në Veri është jashtëzakonisht e tensionuar