Sport

Di Maria nderon PSG-në në përballjen me Lille-n


Skuadra e PSG-së ka arrtirur të marrë fitoren e radhës në LIgue 1. Në 12 javët e para, parizienët numërojnë 10 fitore, një barazim dhe një humbje.

Kryeqytetasit arritën të përmbysnin rezultatin në pjesën e dytë, pasi në të parën ishin në disavantazhin e një goli.

Lilla shënoi e para në këtë sfidë me anë të kanadezit, Jonathan David. 21-vjeçari shënoi në të 31 minutë, pas asisitit të turkut, Burak Yilmaz.

Në pjesën e dytë do të vinin dy golat e përmbysjes nga PSG-ja. Fillimisht do të shënonte kapiteni Marquinhos në të 74 minutë. Angel di Maria do të ishte njeriu asist te goli i barazimit.

Po argjentinasi do të ishte protagonist te goli i dytë që do sillte përmbysjen e rezultatin në “Parc des Princes” në minutën e 88. Di Maria shënoi pas një topi të dhuruar nga ylli brazilian Neymar.

Tri pikë për PSG-në që shkon në kuotën e 31 pikëve, 10 pikë më shumë se Lens-i i vendit të dyte, por që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e javës së 12. Lille, kampionia në fuqi e Ligue 1, pozicionohet në vendin e 11 me 15 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore