Shqipëria

Dhunoi dhe kanosi bashkëjetuesen me fëmijën e mitur, arrestohet 45-vjeçari


Një 45-vjeçar ka rënë në pranga në Cërrik nga policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij edhe fëmijës së saj të mitur.

Më tej në pranga ka rënë edhe babai i 45-vjeçarit pasi në banesë iu gjetën lëndë plasëse, armë e municione.

Policia thotë se nga kontrolli i ushtruar u gjetën dhe sekuestruan 2 kallëpe tritoli, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).

Më tej bashkëjetuesja e 45-vjeçarit e cila edhe denoncoi, është pajisur me urdhër mbrojtje së bashku me fëmijën e saj, së bashku janë dërguar në një qendër sociale ku do të strehohen.

Teksa 45-vjeçari ra në pranga, materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore