Dhunimi i efektivit të burgjeve në Tiranë, policia: U sulmua me sende të forta nga tre persona sapo doli nga banesa

36 vjeçari Arbër Labi, punonjës pranë burgut 313, është goditur me sende të forta nga tre persona
SHFLETO
Rajmonda Basha
28.09.2024 10:45
Loading Icons...

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së shtunës në Yzberisht, ku u dhunua një efektiv i burgjeve.

Sipas policisë, 36 vjeçari Arbër Labi, punonjës pranë burgut 313, është goditur me sende të forta nga tre persona sapo ka dalë nga banesa. Ata i kanë marrë edhe armën e shërbimit.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.