Shqipëria

Dhunimi i 22-vjeçares keniane/ Përfaqësues të ambasadës takim me shefin e komisariatit në Tiranë


Dy përfaqësues të ambasadës keniane në Romë janë duke zhvilluar takim me shefin e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, Petrit Halo.

Ky takim po mbahet lidhur me dhunimin e vajzës keniane në kryeqytet, disa muaj më parë.

Ata kërkojnë informacion në lidhjet me hetimet që po kryhen për ngjarjen, si dhe nëse autoritetet shqiptare kanë identifikuar autorët e ngjarjes.

Dosja fillimisht u regjistrua më prokurori për plagosje të rëndë me dashje, por më pas iu rikthye sërish policisë për t’u plotësuar.

Keniania 22-vjeçare kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore