Lajme

Dhunimi i 11 vjeçares: Prokuroria do të kërkojë vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj 5 të dyshuarve


Foto nga protesta e mbajtur në Prishtinë.

Pesë të dyshuarve për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë, do të kërkohet t’u vazhdohet paraburgimi.

Kjo kërkesë do të bëhet për shkak se 5 të dyshuarve më 26 nëntor iu mbaron burgimi.

Lajmin se një kërkesë e tillë do të bëhet e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Referuar pyetjes suaj, iu njoftojmë se lidhur me këtë çështje penale, Prokurori i Shtetit do të kërkojë vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve, panë gjykatës kompetente”, ka thënë Ulaj për AP.

Prokuroria e Shtetit

Më 29 gusht, një e mitur 11-vjeçare u raportua se u dhuna nga pesë persona, çka nxiti reagime të mëdha në Kosovë.

11-vjeçarja u raportua se ishte dhunuar në Prishtinë nga 5 burra për 7 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media, kishte kumtuar lajmin se janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ndërsa 11 vjeçarja që u dhunua të shtunën e 27 gushtit ishte raportuar si person i zhdukur.

Më 31 gusht, mijëra persona protestuan në kryeqytet kërkuan drejtësi pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares.

Në këtë protestë po kërkohej krijimi i mekanizmave efektiv për trajtimin me dinjitet për të mbijetuarat e dhunës seksuale, trajtimi i drejtë i rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për abuzuesit si dhe legalizimin dhe përdorimin e gazit lotsjellës për vetëmbrojtje.

“Gra armatosuni” – mijëra protestues kërkojnë drejtësi pas dhunimit të 11-vjeçares

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore