Lajme

Dhunimi i 11 vjeçares, 62 vjet burgim për 6 të akuzuarit


Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues në kohëzgjatje prej 62 vitesh burgim për veprën penale “Dhunim” ndaj gjashtë të akuzuarve për rastin e 11 vjeçares që kishte ndodhur në vitin 2022.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media.

“Prishtinë, 23 Prill 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Mitur ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R, G.S dhe E.S”.

“Të akuzuarit B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga gjykata, pasi të njëjtit veç e veç kanë kryer veprën penale të Dhunimit, ashtu që i akuzuari B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vitesh,  secili veç e veç”.

Ndërkaq, katër të tjerë janë liruar nga një aktakuzë, njëri për veprën penale “Dhunim”, e tre të tjerë për veprën penale “Ndihmë në kryerje të veprës penale të dhunimit”.

“I akuzuari G.S është liruar nga aktakuza për veprën penale të Dhunimit, i pandehuri D.RR është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit, i pandehuri F.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimi, si dhe i akuzuari E.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit”.

Të akuzuarve është thënë se iu është caktuar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

“Të akuzuarit janë obliguar të kompensojnë shpenzimet e procedurës penale, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për kërkesën pasurore”.

Kurse për palët e pakënaqura është thënë se kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Më 29 gusht, një e mitur 11-vjeçare u raportua se u dhuna nga pesë persona, çka nxiti reagime të mëdha në Kosovë.

11-vjeçarja u raportua se ishte dhunuar në Prishtinë nga 5 burra për 7 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media, kishte kumtuar lajmin se ishin arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ndërsa 11 vjeçarja që u dhunua me 27 gushti ishte raportuar si person i zhdukur.

Më 31 gusht të 2022-së, mijëra persona protestuan në kryeqytet duke kërkuar drejtësi pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares.

Në këtë protestë po kërkohej krijimi i mekanizmave efektiv për trajtimin me dinjitet për të mbijetuarat e dhunës seksuale, trajtimi i drejtë i rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për abuzuesit si dhe legalizimin dhe përdorimin e gazit lotsjellës për vetëmbrojtje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore