Familja

Detaje të reja nga “ndarja” e çiftit, Ariana Grande dhe Dalton Gomez


Bashkëshorti në largim i këngëtares Ariana Grande, Dalton Gomez, është takuar me njerëz të tjerë për muaj të tërë pas ndarjes nga artistja e hitit “7 Rings”.

Kështu të paktën bëjnë me dije burime pranë Grande, teksa të njëjtit zbuluan se ata kishin filluar të kenë probleme që nga muaji janar, shkruan TMZ, transmeton AlbanianPost.

“Ata morën vendimin së bashku. Ata kishin probleme para janarit, por duan të mbeten miqtë më të mirë”, tha burimi.

Sipas një burimi tjetër, Gomez, fluturoi në Londër në janar për të vizituar Granden ndërsa ajo po xhironte “Wicked” në një përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre, por “nuk funksionoi”.

Pas udhëtimit, të dy ranë dakord miqësisht të ndaheshin.

“Ata kanë qenë miq vërtet të mirë gjatë gjithë procesit dhe miqtë dhe familjet e tyre janë përpjekur t’i mbrojnë ata”, shtoi burimi.

Fansat filluan të spekulojnë se kishte probleme në martesën Grande-Gomez, pasi që këngëtarja ishte parë duke pozuar disa herë në fotografi, pa unazën e martesës.

Dyshja ishin martuar në vitin 2021 në Montecito të Kalifornisë në një ceremoni të thjesht dhe shumë private.

Të dy dolën publikisht me lidhjen e tyre në maj të vitit 2020, duke debutuar dashurinë e tyre në videoklipin e këngës së Grande dhe Justin Bieber “Stuck with U”.

Ylli i popit, Ariana Grande, më parë ishte në lidhje me Pete Davidson, Big Sean dhe të ndjerin Mac Miller.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore